Mashkujt që kanë pasë shumë të dashuna rrezikohen nga ky lloj kanceri

Sa ma shumë partnerë të seksit që njeriu ka, aq ma shumë asht i primë që me u prekë nga zhvillimi i kancerit të prostatës, ka zbulue nji studim

Simbs studimit, tue fillue nga 2 e ma shumë partnerë seksualë, rreziku fillon me u rritë, ndërsa njerëzit me ma shumë se shtatë partnerë seksuale në jetën e tyne ishin dy herë ma të rrezikuem nga kanceri i prostatës se sa ata me numër ma të vogël të partnerëve.

Në të njajtën kohë, njerëzit që janë seksualisht aktivë ma herët, përsëri janë ma të rrezikuem nga ky lloj i kancerit.

Aktivitetet seksuale dhe metabolizmi janë të lidhuna me nji hormon mashkullor seksi të quejtun antigjen. Ky hormon asht i lidhun fort me fillimin e kancerit të prostatës.

Hulumtuesit besojnë se kjo rritje e rrezikut të zhvillimit të kancerit të prostatës mundet me qenë për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin e mashkullit.

“Sa ma shumë partnerë dhe sa ma të ri që kemi pasë marrëdhanie seksuale, shënojnë nji rritje në rrezikun e kancerit të prostatës”, asht shprehë autori i studimit.

Përveç tyne, studimi gjeti se edhe obeziteti dhe historia e familjes (nëse dikush në familje ka pasë kancerin e prostatës), çojnë në nji rritje të rrezikut të smundjes.