Mbane pak kryp’ gjithmonë në xhepin tuej, jau pshton jetën

Shumë njerëz e mbajnë me vete nji biskotë, nji karramel apo nji pako të vogël sheqeri. I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë ranie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni mendue ma parë, me e mbajtë nji pako kryp të vogël ose pak kryp të mbështjellun në nji letër, mundet me jau pshtue jetën.

Presioni i ulët i gjakut asht nji problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjelluna, gulçim, vizion të paqartë, dhe likurë të ftoftë.

Kur presioni i gjakut asht shumë i ulët, kjo gjendje mundet me çue në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truni, veshkat apo zemrën.

Uji i krypun mundet me ju ndihmue në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për me pshtue gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, asht mirë të mbani pak kryp me vete në xhepin tuej.

Ajo që duheni me ba asht me shtue pak kryp (rreth 1 lugë çaji) në nji gotë ujë, ose në mungesë të gotës në nji shishe të vogël përgjysë me ujë. Pine këtë përziemje sapo të ndjeni simptomat e naltpërmenduna.