Mbas 3 vjetësh e perdorë dorën e paralizueme!

1-dora

Zhvillimet e fundit shkencore në mjeksi kanë arritë që të vënë në lëvizje edhe dorën e paralizueme të nji personi.

24-vjeçarit i asht implantu nji chip në tru, i cili nepërmjet nji bypass’i elektronik nervor, lejon atë që të lëvizë dorën.

Ian Burkhart ka arritë të hedhë ujë në nji gotë dhe të luejë e kordat e nji kitare.

Nji hap i jashtëzakonshëm për djalin e paralizuem i cili u ba pjesë e nji eksperimenti, i pari në llojin e tij që aplikohet te nji njeri.

Burkhart, e kishte humb kontrollin e duerve dhe të kambëve në nji aksident ujor, ku shkencëtaret kanë punue për 10 vite për eksperimentin që ma në fund ka ba realitet andrrën e tij.

Sfida e tanishme asht minimizimi i pajisjes dhe heqja e fijeve lidhëse, në mënyrë që në t’ardhmen, pacientët të kenë mundësi ta përdorin atë kudo.

 

2-doraa