Me hanger rrush sa ma shumë, kend e forconi!

Simbas nji studimi të kryem në SHBA, përfshimja e rrushit në dietë, mbron retinën e syve.

Sëmundja e retinës asht nji çrregullim i syve që shkakton dame në pjesën e pasme të synit, por që luen nji rol kyç në shikim.

Nji prej simptomave kryesore të shkatërrimit të saj asht humbja e shikimit, verbni gjatë natës, ndjeshmëni ndaj dritës, etj.

Nji studim i ri i Univeristetit të Miami’t në SHBA u përqëndrue kryesisht në efektin mbrojtës të konsumimit të rrushit.

Rezultatet treguen se rrushi zbret nivelin inflamator të proteinave në retinë dhe në të njajtën kohë rrit numrin e proteinave mbrojtëse në retinë.

Studiuesit sugjeruen se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e verbnisë.