Me i shërue sëmundjet e lëkurës shkoni në Detin e Vdekun

Plazhet e Detit të Vdekun, në Amman të Jordanisë janë vendi ideal për me i eliminue sëmundjet e lëkurës. Prania e madhe e kripës që gjendet në Detin e Vdekun ban që ai të njihet për veti të shumta shëruese.

Deti i Vdekun gjendet mes Izraelit dhe Jordanisë, edhe pse në fakt asht liqen por quhet det për shkak të sasisë së madhe të kripës që ka.

Matjet e fundit kanë rezultue me të dhanat se në nji litër ujë ka 400 gram minerale dhe kripna, magnezium, kalcium dhe kalium, natrium etj, qe e ban detin nji destinacion të popullarizuem për ata që kanë problem me lëkurën.