Me krue hundën, s’asht vetëm zakon i keq por edhe i rrezikshëm!

Nuk asht vetëm turp me krue hundën.

Ka nji arsye shendetësore shumë serioze përse nuk duhet me ba nji veprim të tillë.

Herën tjetër kur të gërmoni tek hunda, rikujtoni këtë paralajmërim, sidomos nëse keni femi.

Simbas dr. Erich Voigt, ky veprim nuk asht vetëm nji zakon i keq, por edhe i rrezikshëm.

Gjatë nji interviste të dhanë për Business Insider, dr. Voigt ka shpjegue se si mikrobet në hundë, si Staphylococcus aureus (nji bakter që qëndron në fillim të hundës) mundet me shkaktue gërryemje, gjakderdhje dhe irritim të hundës nëse e bani nji veprim të tillë.

Në mvarësi edhe të gjanave që kanë prek duert tuej, gjendja mund të bahet edhe ma shumë serioze.

Ky veprim asht sidomos i rrezikshëm për fëmijët, tue qenë se kanë ma shpesh gjakderdhje në hundë.

“Tek pjesa e hundës ka m shumë furnizim të gjakut – në fillim të hundës janë të vendosun pesë arterie.

Gjatë kruemjes së hundës mund të çahet ndonji nga këto arterie dhe të shkaktohet gjakderdhje”, shpjegon ai.