Me lëviz me bicikletë krijohen 76 mijë vende pune çdo vit

Me lëviz me bicikletë i ban mirë shnetës e mjedisit, por jo veç kaq.
Simbas të dhanave ma të fundit të publikueme nga OBSH (Organizata Botnore e Shëndetësisë), lëvizja me bicikletë e kursen koston e transportit.
Kërkimi i bamë nga Universiteti Politeknik i Milanos, tregon se çdo vend mundet me i kursye 20 milionë euro në vit, nëse bicikleta kishte me u ba mjeti kryesor në transportin publik.

Studimi i OBSH’s vlerëson se 56 qytetet ma të mdhaja europiane dhe amerikane, nëse kishin me pasë ma shumë korsi të bicikletave si Kopenhaga, kishin me krijue 76 mijë vende pune çdo vit.

Shperndaje në: