“Më përkrah sot që nesër të jem i pamvarun”

Me moton “Më përkrah sot që nesër të jem i pamvarun”, Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) e ka nisë fushatën vendore për shënimin e Ditës Botnore të Personave të Prekun me Sindromën Down.

Kjo fushatë ka për qëllim me i adresue nevojat e komunitetetit të personave me sindromën Down, te vendimmarrësit e institucioneve shtetnore.
Fushata filloi me aktivitetin ‘Aftësitë për Art’, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim me shkollën ‘Mileniumi i Tretë’. Në këtë aktivitet, fëmijët e prekur me sindromën Down dhe fëmijët e shkollës ‘Mileniumi i III-të, me anë të pikturave, treguan aftësitë e tyre për art”.
Ndërsa që nga data 10 deri më 12 mars, fushata do te përcillet me aktivitetin e radhës, prezantimi i produkteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në Sheshin “Nëna Terezë”.
Në kuadër të fushatës vendore për Shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down , më datë 15 dhe 16 mars DokuKino organizon shfaqjen e katër filmave vendorë, “Kali” me regji të Alban Ukaj dhe Yll Çitaku, “A është më mirë këtu apo atje”, nga Elena Avdija, “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj dhe “ Kolona” me regji të Ujkan Hysaj.
Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’i dhurohen Shoqatës Down Syndrome Kosova, qendrës në Prizren”, thuhet në njoftim.

Aktivitetet e saj, kjo organizatë ka me i zhvillue deri me 22 Mars.
Shoqata Down Syndrome Kosova, për të dhetën herë me radhë shënon Ditën Botnore të Personave të Prekun me Sindromën Down, këtë vit me moton “Më përkrahë sot që nesër të jem i pamvarun”.