Me telefona në shtrat? Qe çka jeni tue i ba vetes!

Përdorimi i telefonit në errësirë, derisa jeni shtritë mundet me sjellë pasoja fatale për sytë.

Dy femna në Angli, janë verbue përkohësisht, derisa kqyrnin telefonin e tyne me njanin sy në gjendje të shtrime anash, mbasi syni tjetër mbulohej nga jastaku.

Mjekët kanë paralajmërue për fenomenin e pazakontë, i cili mundet me i prekë të tanë.

Ata këshillojnë se duhet me kqyrë telefonin me të dy sytë.

Gazeta për Mjekësinë, “News England”, ka shkrue për rastin e dy grave të moshës 20 dhe 40 vjeç, të cilat kanë përjetue verbni të përkohshme nga përdorimi i telefonit në gjendje të shtrime.

Ato janë ankue se kanë përjetue raste të humbjes së shikimit për rreth 15 minuta.

Gratë po i nënshtrohen testeve të ndryshme mjekësore si dhe skanimeve të synit.

Megjithatë, mjekët nuk kanë gjetë asnji problem të vetë synit.

Por, disa minuta mbasi okulisti po ecte drejt zyrës së tij, gjeti misterin.

Ai thjesht i pyeti se çka po banin në momentin që shikimi asht zhdukë.

Doktor Gordon nga Londra, tha: “Të dyja gratë zakonisht kanëkqyrë telefonin veç me nji sy, ndërkohë që syni tjetër asht mbulue nga jastaku”.

Ai dyshon se shumë përdorues të telefonave kanë me përjetue fenomenin.

Dr Rahul Khurana, nji zadhënës i Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, e quejti hipotezën e Doktor Gordon: “Interesante, megjithëse duhet me u vërtetue 100 %, nëse faktorë të tjerë nuk kanë ndikue te dy gratë”.