Me u la, a mos me u la?!

Donnachadh McCarthy

Donnachadh McCarthy thote për “The Guardian” se, kur ishte i vogël, lahej vetëm nji herë në javë, edhe nuk i vinte era e trupit.
Ai thekson se puna e dushit të përditshëm asht normë kulturore relativisht e re edhe në Perëndim, dhe punë e kompanive të marketingut të shamponave dhe sapunave. Ata janë përfituesit e vetëm thotë McCarthy, tue shtue se nji lajme me dush qe zgjate mesatarisht 10 minuta i don 60 litra uje me i shpenzue, plus me u la përditë po harxhojmë pare dhe po i bajmë dam ambientit. Dushi i përditshëm harxhon shumë ujë dhe energji elektrike, thotë ai.

Dushi i përditshëm ka efekte të këqija mbi likurën, sepse e than ate. dhe triki asht se e njajta kompani e shamponave, mandej ta shet edhe klremin qe e kthen hidratimin e likures, e ju duhet me pague – dy here – thote McCarthy.

Lamja e teprueme i mbyte bakteriet e dobishme të likurës dhe i hek vajnat natyralë që prodhon trupi.

McCarthy sugjeron me u la veç nji here ne jave.