Menyra si të mbroheni nga kanceri i gjinit!

Në nji studim ku janë perfshi ma shumë se 90 femna, asht konstatu se ato që konsumonin ma shumë fibra në moshë të re kishin 16% ma t’ulët riskun e prekjes nga kanceri i gjinit se ato që konsumonin ma pak, dhe 24 % ma t’ulët riskun e prekjes nga ky lloji kanceri përpara menopauzës, nji formë e veshtirë kjo për me u trajtue.

 
Kjo mund të jetë për shkak se fibrat kanë tendencë për t’ulun hormonin e estrogjenit, i cili shkakton rritjen e kancerit të gjinit, thuhet në revistën “Pediatrics”, shkruen noa.

“Nga shumë studime të tjera, na e dimë se indet e gjinit janë të ndikueme veçanërisht nga ushqimet gjatë femijënisë dhe adoleshencës”, ka thanë Dr. Walter Willett i shkollës së Harwardit nga Departamenti i Shendetit Publik, i cili udhëhoqi edhe ekipin e studimit.

Fibrat dietike janë nji perbamës i karbohidrateve komplekse.

Fibrat prodhohen vetëm nga bimët, mishi nuk ka të tilla.

Fibrat nuk treten në zorrën e hollë, ku copëtohen shumica e ushqimeve, por kalojnë të pandryshueme në zorrën e trashë.