Mesazhi i aktores për burrin: Smundja na ka ba ma të fortë

“E due çdo ditë partnerin tim, sfida e vërtetë asht që çfarë imazhi të zgjedh për ta transmetue këtë dashni te të gjithë ju. I due fotot e martesës sonë, imazhet që i kam ende me flokë, qerpikë dhe vetulla.

Por, fotot e mia të preferueme janë tash, tash asht sfida. Asht sfidë të duesh, të përballosh sëmundjen dhe nji t’ardhme të pasigurt. Asht e vështirë që të ndihesh seksi dhe e bukur, kur je tue ba kimioterapi. Megjithatë, na jemi ma të fortë. E dashunojmë njani-tjetrin ma shumë se ma parë”.

aktorja Ky asht mesazhi që aktorja Shannen Doherty,  pjesë e “Brenda” e “Beverly Hills 90210”, gjatë betejës kundër kancerit të gjinit ka nda me lexuesit në rrjetet sociale.

Kësaj here e ka ba për të kallxue dashninë, që e lidh atë me bashkëshortin e saj, Kurt Iswarienko’n. Ndërkohë, fotografitë në Instagram kallxojnë se flokët e aktores kanë fillue të rriten sërish. Aktorja Shannen Doherty rrëfeu për sëmundjen vetëm në Korrik të këtij viti, por ajo e vuen qysh prej vitit 2015.

aktorja

aktorja

aktorja