Mësoni disa fakte të reja për kafen

Për disa njerëz të jetuemit pa kafe asht diçka e pakonceptueshme, mbasi ata e konsumojnë shumë atë. Nji filxhan kafe asht ma i fortë se pijet e shtrejta energjike, prandaj asht shumë e lehtë me fituei mvarësi nga kafja.

Simbas disa studimeve nëse ndërpritni pimjen e kafes menjiherë, mundeni me i pasë simptomat e lanies së saj, si mungese energjie, nervozizëm dhe dhimbje krye. Na sot kemi me ju sjellë disa fakte që ndoshta ju nuk i dinit për kafen.

1. Kokrrat e kafes nuk janë në të vërtetë kokrra, siç janë kokrrat e frutave.

2. Nëse duem të jemi të saktë teknikisht, kokrrat e kafes janë bërthama e frutit të kafes.

3. Duhen veç 10 minuta që kafeina me veprue mbas ‘fytit’ të parë që e pini.

4. Shtetet e Bashkueme të Amerikës janë vendi që konsumojnë ma shumë kafe ne vit.

5. Kafja funksionon ma mirë nëse e pini mes orës 9:30 dhe 11:30.

6. Kafja nuk e ka shijen aq të mirë sa aromën.