Mësoni se qysh ndikon ndryshimi i klimës në shëndetin mendor

Ndryshimi i klimës ka efekte të habitshme në shëndetin mendor të njerëzve, ndryshime të cilat nuk i keni dijtë ma parë.

“Ndryshimi i klimës asht edhe shkaku kryesor për krizat nervore dhe sa ma i shpeshtë të jetë, i përkeqëson ma shumë ato”, ka thanë Dr.Lise Van Susteren, psikiatre dhe anëtare e bordit në Universitetin e Harvardit.

Ekspertë të ndryshëm kanë zhvillue nji studim lidhun me ndikimin e ndryshimeve klimaterike në shëndetin mendor.

Rritja e temperaturave dhe reshjet ekstreme të shiut janë të lidhuna ngushtë me rritjen e nivelit të konflikteve mes njerëzve dhe grupeve.

Dhe, këtë ata e spjegojnë me faktin se temperaturat e nalta, rrisin adrenalinën, e cila nxit agresivitetin.

Egziston edhe nji “lidhje” mes rritjes së nivelit të ndotjes (që mundet me u shkaktue nga rritja e temperaturave) dhe rritjes së rrezikut për problemet mendore. Kur nji person thith ajër të ndotub, ai ajër mundet me damtue nervin e nuhatjes dhe mundet me shkaktue inflamacion nervor.