Metoda e re për me kontrollue shneten (video)

Nji kompani nga California, e quejtun Forward po krijon nji metodë mjekësore tue përdorë inteligjencën artificiale dhe pajisjet teknologjike.

“Forward asht nji metodë e re në shëndetësi ku na po provojmë me i parandalue smundjet dhe të angazhohemi ma shumë për me dijtë gjendjen e shnetes tuej, ” – tha shefi egzekutiv i kompanisë, Adrian Aoun.

Skaneri i trupit kontrollon shneten tuej në shumë aspekte si pulsi, gjatësia, pesha apo testi i urinës dhe e kalon automatikisht në dokumentin personal të cdo njeriu. Mandej, nji fizikant mundet me i shpërnda informacionet e detajueme për ju si dhe simptomat për ndonji smundje apo virus të mundshëm.

Kompania ka për qëllim që me i informue njerëzit për gjanat thelbësore rreth shnetes së tyne, mbasi doktorët janë gjithnji e ma të nxanë për me ba kontrolle të vazhdueshme.

Nji metodë e tillë ka me qenë me pagesë dhe ka me i kushtue cdo njeriu 149 dollarë për nji muej.