Metoda ma e mirë për me i zhdukë bubrrecat dhe insektet nga shtëpia

Në stinën e verës thuejse në çdo shtëpi janë të pranishme bubrrecët apo insekte të tjera. Egzistojnë shumë produkte në treg që bajnë të mundun eliminimin e këtyne insekteve, por ato janë të mbushuna me kimikate dhe mund të shkaktojnë helmim te anëtarët e familjes, sidomos te fëmitë.

Nji metodë efektive për eliminimin e këtyne insekteve asht përzimja e të bardhës së vojes me acid borik 3% dhe ujë. Në nji shishe sterpikese hidhni 1 gotë ujë, 100 ml acid borik 3% dhe të bardhën e 1 voje.

Sterpikni vendet ku janë të pranishme insektet dhe e bardha e veojes ka me u tha tue formue topa të vegjël.

Substancat e gjetuna në acidin borik bajnë të mundun vrasjen e insekteve, pa shkaktue efekte anësore te anëtarët e familjes. Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë. Acidi borik asht dizinfektues dhe nuk ka përbamës kimik të damshëm në përbamjen e tij.