Metoda ma e re, lotët zbulojnë se a keni qenë të smutë nga kanceri (video)

Shkencëtarët botnorë, nëpërmjet hulumtimit, kanë zbulue metoda të reja se në ç’mënyrë të konstatojnë se a po zhvillohet kanceri në trupin e femnës.

Tash nëpërmjet lotëve tuej mund të zbulohet a keni kancer dhe i cilit lloj asht.

Për me ba eksperimentin dhe për me tregue që kanë zbulue metoda të reja, shkencëtarët kanë organizue shikimin e filmit romantik në kinema.

Ma shumë se 400 femna nga Zelanda e Re janë ftue me shikue filmin e pikëllueshëm, ndërsa çdo herë kur u kanë rrjedh lotët deri te to ka vrapue infermierja, e cila i ka mbledh lotët në epruvetë dhe i ka dërgue në analizë.

Në laborator shkencëtarët me test special, nga seti specifik i proteinave në lot, kanë dallue a asht i pranishëm kanceri në trup, dhe, fatkeqësisht, në fund të filmit, shumicës së femnave u kanë komunikue lajme të këqija.

Kjo metodë ende nuk ka fillue të vihet në funksion, mirëpo shkencëtarët shpresojnë që së shpejti të marrin “dritën e gjelbër” për përdorim të saj.