Ministria e Shëndetësisë e jep nji lajm për Sigurimet Shëndetësore

Qytetarët e Kosovës ende nuk janë të pajisë me sigurime shëndetësore.

Edhe pse, ka pasë deklarata të ndryshme të fillimit të zbatimit të ligjit për sigurime me 2017, ende nuk dihet se kur ka me ndodh kjo.

Mirëpo, zyra e komunikimit me publikun në Ministrinë e Shendetësisë ka ba të ditun për Indeksonline, se Ministri i ri, Uran Ismaili, ka fillue planin për sigurimet për qytetarët.

Ndërsa, vendimin për mbledhjen e premiumeve ka me marrë Qeveria e Kosovës.

“Ministri, në programin e tij ka specifikue se për me mbajtë sistemin shëndetësor funksional, Qeveria ka me ndërtue nji sistem bashkëkohor të financimit, që ka me qenë i bazuem në Buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili gjatë mandatit qeverisës ka me u rritë, në Fondin e Sigurimeve shëndetësore dhe në asistencën që në mënyre aktive ka me u kërkue nga miqtë ndërkombëtarë. Në këtë aspekt, Fondi po i zhvillon pregaditjet e veta, tue pasë pranë edhe ekspertë të huej, ndërkohë që vendimin për fillimin e premiumeve ka me marrë Qeveria e Kosovës” thuhet në përgjigjen e tyne.

Shperndaje në: