Mitrovicë: Shënohet me aktivitet “Dita Botnore e Veshkave”

Me rastin e “Ditës Botnore të Veshkave” stafi i Hemodializës në Mitrovicë ka organizue sot aktivitete të ndryshme për sensibilizimin dhe parandalimin e sëmundjeve të veshkave te qytetarët.
Për me i vetëdijësue qytetarët rreth mbrojtjes së veshkave, janë mbajtë shumë ligjërata.

Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu, ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë”, u tha mes tjerash në këto ligjërata.

Ky staf, gjatë ditës ka organizue në ambient të hapun edhe matjen e glikemisë në gjak dhe tensionin arterial te qytetarët, të cilët edhe pse mbretnonte mot i keq, treguen interesim të madh.

Bashkim Hasani internist-nefrolog, njiherish shef i repartit të Hemodializës në Mitrovicë, bani të ditun për KosovaPress se nji aktivitet i tillë asht risi për qytetin e Mitrovicës, mbasi prej vitit 2009, Dita Botnore e Veshkës asht shënue veç në kryeqytet.

Simbas tij, kjo fushatë ka për qëllim me njoftue opinionin e gjanë për randësinë e veshkave si organ, rrezikun nga sëmundjet, dhe parandalimin e tyne.

Të veprojmë më herët për parandalimin e sëmundjeve. Motoja e sivjetme e Ditës Botërore të Veshkës është sëmundjet e veshkave dhe fëmijët, të veprojmë më herët për t’i parandaluar ato, dhe është një fushatë e vetëdijesimit dhe sensibilizimit të qytetarëve duke filluar që nga fëmijët, edukatorët, prindërit, mësuesit e tyre, gjithë qytetarët, deri tek politikëbërësit, për rëndësinë e veshkës si organ dhe të njoftohen qytetarët për rrezikun e sëmundjeve nga veshka apo si t’i parandalojmë ato në mënyrë që të mos vije deri tek pamjaftueshmëria kronike e veshkës…Siç po e shihni sot moti nuk është me neve, për arsye se po bie shi, ka një frekuentim më të vogël të qytetarëve, megjithatë është përgjigjur një numër i caktuar i qytetarëve”, ka thanë Hasani.