Mjekët kallxojnë çka ndodh nese i lidhni femijët!

beba

Lidhja e femijëve për t’i qetësu para se të flenë mund të ketë pasoja të randa, paralajmërojnë mjekët.

 
Simbas disa mjekëve australianë, teknika e mbështjelljes së gjymtyrëve të foshnjave me batanije asht e damshme për ta, mbasi mund të shkaktojë probleme me legenin dhe mund të lindë nevoja për t’u operue.

Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’i qetësu ato dhe për të parandalu sindromën e vdekjes së papritun, megjithatë, nji studim i publikuem tek nji gazetë australiane thotë se kjo metodë mund të pengojë zhvillimin e gjymtyrëve të femijëve.

Foshnjat që kanë thyemje në legen gjithashtu nuk mund të diagnostifikohen derisa të rriten.

“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve asht nji shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, shkruhet në studim.

Fëmijët duhet t’i lëvizin kambët lirshëm dhe t’i përkulin ato në pozicionin e bretkosës, thonë mjekët.