Mjeku danez demaskon komplotin e industrisë së barnave – “Shesin helme, jo barna” (video)

Danezi Peter Gotzsche, profesor dhe specialist i mjekësisë interne me diplomë në biologji dhe kimi ka publikue nji libër me titull “Barnat vdekjeprumëse dhe krimi i organizuem në industrinë farmaceutike” (Dadly Medicines and Organised Crime: How Big Phrma Has Corrupted Healthcare), me të cilin ka shkaktue polemika të mëdha në botë, sepse në atë libër ai haptas e ka demaskue komplotin e madh kundër njerëzimit tue thanë se pikërisht industria farmaceutike (e cila i shnosh njerëzit) në të vërtet i ka helmue dhe vra ma shumë njerëz sesa të gjitha luftnat bashkë.

Siç ka thanë, industria farmaceutike shet helme, e jo barna dhe se këto helme, siç asht mbështetë me prova, edhe zyrtarisht janë shkaku i tretë i vdekjeve në botë, por e vërteta asht shumë ma e errtë dhe ma e keqe.

Deklaratat e tij kishin kalue gati të pavërejtuna nën “teori konspirative” sikur që ky mjek të ishte çdokush. Por, nuk asht. Ky mjek ka të publikue mbi 450 punime në SCOPUS, bazën ma të madhe botnore të punimeve dhe recensioneve, mbi 50 punime në BMJ, Lancet, JAMA, Annals of Internal Medicine, New England Journal of Medicine dhe rreth 200 punime në platformën ma të madhe shkencore, WOS.

Asht citue ma shumë se 30.000 herë dhe asht koautor i shumë studimeve shkencore, dhe në gjithë botën ky mjek ka autoritet shumë të madh.

Për këtë arsye ka shkaktue shok kur e ka zbulue sekretin e madh. Në librin e vet ka shkrue se shkaktari i tretë ma i madh i vdekjes, janë barnat, mbas karcinomit dhe smundjeve të zemrës (të cilat gjithashtu janë shkaktue me farmaci dhe helmeve të tjera). Edhe ato barna, të cilat merren për çdo ditë me recetë apo pa të.