Mos e derdhni ujin e makaronave, qe çka mundeni me ba me të

Kemi me ju tregue për dobitë që sjell uji i makaronave.

Vloni makaronat si zakonisht dhe çitni veç pak krypë. Këtë ujë mundeni me e përdorë në disa mënyra:

Për me gatue: Ju mundeni me gatue salcë të ndryshme ose brum për bukë e pite tue përdorë ujin e vluem të makaronave.

Për floktë: Shprëlane kryet me ujin e vokët të makaronave, kjo metodë asht veçanërisht efektive në rast se keni flokë të thata e me zbokth. Uji i makaronave asht i pasun me kypa minerale dhe mundet me u përdorë si lamës i flokëve, para se të aplikoni shampon apo si lamës trupi qetësues nëse në të shtoni vajin tuej esencial të preferuem.

Dhimbjet e kambëve: Mbas nji dite të lodhshme pune dhe qëndrimit për nji kohë të gjatë në kambë, përdorne ujin e makaronave për m’i qetësue ato. Në nji legen çitni ujin e vokët të makaronave dhe mbani kambët derisa uji të ftofet.

Për ujitje: Ujitja e luleve me ujë të ftoftë makaronash asht nji zgjidhje shumë e mirë për lulet e sapoçeluna të pranverës apo për erzat që mbani në ballkon.