Mos i çitni farat e bostanit, qe për çka shërbejnë ato!

Mbasi të njiheni me tana vlerat ushqyese të farave të bostanit, duhet me mësue se mënyra ma e mirë për me përfitue prej tyne asht me ba çaj.

Këto fara përmbajnë vlera ushqyese që përfshijnë acide yndyrore, proteina esenciale dhe shumë minerale. Farat e bostanit janë të pasuna me vitaminë B ashtu si thiamine, niacin dhe minerale si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër.

Për ma tepër, farat e bostanit përmbajnë fibra dietetike dhe janë thelbësore për funksionimin normal të traktit tonë të tretjes. Ato ndihmojnë në rast se vueni nga parazitët në zorrë dhe mundet me ju ndihmue nëse vueni nga inflamacionet e ndryshme.

Substanca citruline që gjendet te farat e bostanave vepron si nji antioksidant, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka nji efekt pozitiv në rastin e arteriosklerozës dhe hipertensionit. U bindët që bostanin nuk duhet me pastrue nga farat?

Receta e “çajit magjik”

Mblidhni rreth 20-30 fara bostani dhe bluejini/shtypini. Në 2 litra ujë që zien, hidhni farat dhe leni për 15 minuta. Kjo sasi asht e mjaftueshme për me konsumue në dy ditë. Ditën e tretë duhet me ba pushim. Këtë çaj mundeni me pi disa javë rresht, por ditën e tretë gjithmonë tue e ba pushim.