Mos i injoroni dhimbjet në këto pjesë të trupit, munden me rezultue fatale

Dhimbja asht nji shej e zakonshne që kallxon se trupi juej asht tue kalue vështirësi. Ilaçet qetësuese janë ideja e parë që ju shkon në mendje mbasi ato kanë vetinë me lehtësue sadopak dhimbjen, por duhet me ditë se efektet anësore që ato lanë, nuk janë aspak të mira për shnetën.

Injorimi i dhimbjes asht edhe ma keq.

Asht si me injorue nji ulërimë te tmerrshme që kërkon ndihmë në rrugë. Ekspertët kanë përcaktue se si dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit mundet me zbulue problemin shëndetësor që keni.

*Zemra: Nëse ndjeni dhimbje në gjoks, kontrolloni funksionin e zemrës, edhe nëse ndjeni dhimbje në krahun e djathtë apo në pjesën e sipërme të shpinës. Jeni veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja anon në anën e majtë të trupit tuej. Kjo asht mënyra, përmes së cilës trupi juej dërgon sinjale përmes palcës kurrizore.

*Mushknitë dhe diafragma: Nëse dhimbja prek qafën dhe supet, kontrolloni mushknitë tueja dhe diafragmën. Konsultohuni me mjekun për ndonji terapi të matejshme.

*Mëlçia dhe tamthi: Dhimbjet në mëlçi dhe në zonën e fshikëzës së tamthit munden me tregue se keni probleme me mëlçinë dhe tamthin. Jeni veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja asht e vazhdueshme.

*Stomaku dhe pankreasi: Nëse dhimbja juej asht e vendosun në zonën e barkut, ajo mundet me pasë lidhje me pankreasin dhe stomakun. Simbas statistikave, mbi 50% e pacientëve me sëmundje kronike të pankreasit ndjejnë dhimbje të forta barku. Kjo asht nji gjendje që nuk duhet me u injorue.