Mos i leni fëmitë tuej me dalë n’diell, qe pse!

Veç 5 djegie nga dielli te fëmitë rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri i likurës për 80 për qind.

Duhet me qenë mjaft të kujdesshëm me fëmitë në këtë drejtim, për shkak se nji pakujdesi e vogël tash mundet me kushtue shumë në fazat e mavonshme të zhvillimit të jetës së fëmiut.

Këto gjetje janë ba nga gazeta e kërkimeve për kancerin në SHBA.

“Për prindët asht e randësishme të kujdesen për fëmitë e tyne që me i shmangë nga rrezet e diellit në këto temperatura të nxehta, për shkak se dielli asht shkaktari kyç i kancerit të likurës”, kallxuen studiuesit.

Aplikimi i kremave kundër diellit, veshja me rroba të gjata që mbulojnë pjesët e trupit, kapela, syzet dhe qëndrimi nën hije për aq sa asht e mundun janë gjanat që mjekët rekomandojnë.