Mos i leni n’asgja: Qe 5 shejat që kallxojnë se mundeni me qenë të prekun nga kanceri

Gati nji e treta e pacientëve të ri me kancer diagnostikohen kur sëmundja arrin në nji shkallë avancuese, simbas nji hulumtimi nga “Teenage Cancer Trust”.

Kanceri te të rijtë asht i vështirë për me u diagnostikue, ndërsa rreth 2.500 persona të moshave 13-24 vjeç diagnostikohen me kancer çdo vit.

Për me i ndërgjegjësue njerëzit rreth kancerit, “Teenage Cancer Trust” rendit pesë shejat paralajmëruese që kallxojnë se mund të keni kancer.

-Dhimbje e pashpjegueshme

-Gungat ose ajtjet

-Humbje e dokshme e peshës

-Lodhje ekstreme

-Ndryshimet në nishan