Mrekulli! I paralizuemi pa shpresë, rinis me ecë

Në nji arritje unike të shkencës, pacientë të paralizuem për shkak të lëndimeve të randa në shtyllën kurrizore, kanë rifitue aftësinë për me i lëvizë kambët, mbasi prej 3 vitesh u stërvitën me ekzoskeletin e lidhun me trunin, por kjo nuk asht e tana. Njani prej tyne ka rifitue aftësinë për me ecë me ndihmën e dy patericave.

Shkencëtarët e zhvilluen projektin e tyne “Walk Again” (të ecësh sërish) 3 vite ma parë. Me bazë në Sao Paulo të Brazilit, ata shpresonin që me i dhanë mundësinë paraplegjikëve të lëviznin, falë ekzoskeletit që kontrollohet nëpërmjet mendimeve.

Ata u befasuen pamasë kur zbuluen se gjatë stërvitjes, të gjithë pacientët rinisën të zhvillonin ndjesinë e prekjes dhe lëvizjes.

Ma herët mendohej se nervat në shtyllën kurrizore të 7 prej pacientëve, ishin damtue tanësisht.

Por, shkencëtarët tashma besojnë se nji pjesë e vogël e nervave shpëtuen dhe pikërisht këto nerva janë ‘ringjallë’ nga trajnimi, tue riaktivizue qarqet në tru.

Janë 8 pacientë, të cilët ma parë konsideroheshin totalisht të paralizuem dhe që tashma konsiderohen si “pjesërisht të paralizuem”. Shkencëtarët thonë se progresi i tyne nuk ka përfundue ende.

Rezultatet kanë befasue ekspertët dhe tashma shpresat për me i ndihmue paraplegjikët janë të mëdha.

kemb

kk1

kk-1