Mrekullia e përdorimit të sapunit nga tamli i dhisë!

Sapuni me tamël dhie asht i shkëlqyem për personat me likurë të thatë apo të ndjeshme, ose që kanë gjendje të caktueme, të tilla si psoriazë dhe ekzemë. Gjithashtu, ky lloj sapuni asht i përkryem edhe nëse keni likurë të shnetshme, por që dëshironi me mirëmbajtë edhe ma tej ashtu.

Tamli i freskët i dhisë nga fermat, përmban përfitimet e maposhtme:

1. Acid ‘Alpha Hydroxy’. Tamlii i dhisë përmban acide alpha-hydroxy, të tilla si acidi laktik të cilat ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekuna nga sipërfaqja e likurës suej. Kjo lejon formimin e qelizave të reja në likurën tuej, tue ndikue për nji pamje të re dhe të freskët. Këto acide kanë shumë efekt në prishjen e lidhjes që mbajnë qelizat e vdekuna, ku me zhdukjen e këtyne qelizave të vdekuna, likura rigjenerohet dhe humbet acarrimin. Sapunët me bazë uji munden me u përmbajtë acide kimike të ashpna, tue rezultue në damtim të likurës.

2. Tamli i dhisë përmban shumë vitamina, por në nivel të naltë asht e koncentrueme vitamina A, e cila asht e nevojshme për riparimin e indeve të damtueme të likurës si dhe për me ruejtë shnetin e saj. Ka shumë studime mjekësore që pohojnë se llojet e kremnave të përbamë me vitaminë A, ndikojnë në reduktimin e rrudhave dhe akneve, lehtësojnë psoriazën etj.