Mrekullia e shkencëtarëve: Krijojnë smartfonin që diagnostifikon kancerin

Hulumtuesit nga Universiteti i Washingtonit kanë zhvillue nji pajisje-smartfon spektromatës me anë të cilit shprehen se diagnostifikimi i hershëm i kancerit asht ma i mundshëm.

Smartfoni ka nji kosto të ulët dhe asht i projektuem me gjenerue rezultatet me cilësi laboratorike. Produkti në letër dhe mundësitë e aplikimit të tij janë publikue në Biosensors dhe Bioelectronics.

Zhvilluesit e produktit thonë se pajisja e re punon në matjen e nivelit të interleukinës-6, e cila asht e lidhun me kancerin e prostatës, mëlçisë, gjinit dhe kanceret epiteliale. Smartfoni vjen i pajisun me spektrometër, i cili analizon sasinë dhe llojin e kimikateve, tue shqyrtue spektrin e dritës, transmeton lajmi.net

Simbas tyne, kjo pajisje ka me qenë në gjendje me gjenerue diagnoza të çastit kudo, tue përfshi dhomat e urgjencës, ambulancë apo zyrë të mjekut.

Smartfoni asht shumë i aplikueshëm në klinikat dhe spitalet ku mungojnë laboratorët dhe simbas hulumtuesit kryesor, shpejtësia e diagnostifikimit nepërmjet kësaj pajisje asht ma e shpejtë sesa me rezultatet laboratorike.