Mrekullia e vajit të ullinit

Vaji ullinit njihet për vlerat e tij të nalta dietike dhe mjeksore.

Gjethet e ullinit dhe lëvoret e degëve kanë shije të hidhun, por ato kanë veti tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të naltë të gjakut, dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti diuretike dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Në mënyrë të posaçme çaji me gjethet e ullinit ka dhanë rezultatet të mira në uljen e tensionit të gjakut te personat që vuejnë nga hipertonia.

Kokrrat e ullinit bajnë mirë kur i konsumojnë ata që vuejnë nga sëmundja e sheqerit. Asht e këshillueshme që diabetikët me hanger sidomos kokrra jeshile, të cilat shuejnë etjen që shkakton diabeti. Vaji ullinit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, asht qetësues dhe pakëson dhimbjet.