Mrekullia shkencore: By-pass i trunit

Zhvillimet e fundit shkencore në mjeksi kanë arritë me e ba të lëvizshme edhe dorën e paralizueme të nji personi.

24-vjeçarit Ian Burkhart i asht implantue nji chip në tru, i cili nepërmjet nji bypass’i elektronik nervor, i mundëson lëvizjen e dorës së djathtë.

Nji hap i jashtëzakonshëm për djalin e paralizuem, i cili u ba pjesë e nji eksperimenti, i pari në llojin e tij, që aplikohet te nji njeri.

“Kur i lidhën të gjitha për herë të parë, dhe pashë se muj me leviz dorën, u mrekullova. Hera e fundit që i kisha pa duert e mija tuj lëviz ishte para tre vjete e gjysë”, thotë Ian, tue shtue se me këtë paisje mundet me ba lëvizje të ndryshme pothuejse njajtë si para aksidentit.

Para disa vjete, gjatë nji pushimi me familje, Ian pësoi nji aksident ku lëndoi palcën kurrizore. Si pasojë e këtij lëndimi, truni nuk arrinë me komunikue me sistemin motorik, i cili asht përgjegjës për lëvizjet, pra nga truni sinjalet bllokohen në palcën kurrizore dhe nuk arrinjë në muskuj tue pamundësue kështue lëvizjen e duerve dhe kambëve dhe ky lëndim asht i pariparueshëm.

“Ajo çka kemi ba na asht deshifirimi i këtyne sinjaleve në tru, specifikisht të lidhuna me lëvizjen e dorës. Na kemi vendos nji paisje në pjesën motorike të trunit, e cila na shërben si nji dritare për aktivitetin nervor të Ian’it”, thotë Chad Bouton, nga Feinstein Institute, në SHBA.

“Mbasi lidhim sistemin, na i shfaqim pacientit imazhe të lëvizjeve të ndryshme të duerve. I inçizojmë sinjalet e trunit të asocueme me këto lëvizje dhe mësojmë si me i deshifrue ato”, shton përgjegjësi i projektit.

“Nëse mendoj se po e hapi dorën përsëri dhe përsëri ata shohin se në cilën pjesë të trunit ka aktivitet dhe kështu e dinë se unë jam tue mendue qysh me lëvizë dorën”, thotë Ian dhe spjegon se qysh funksionin sistemi.

Në këtë projekt nuk po mësohet vetëm pacienti qysh me i realizue lëvizjet, të cilat nuk i ka ba me vjet, por edhe algoritmi apo sistemin softwerik.

Ky sistem lidhet me nji pajisje tjetër, e cila u çon muskujve sinjale qysh të lëvizet dora. Kur të dy pajisjet lidhen ndërmjet vete, pacienti mundet me hape dhe mbylle dorën, mundet me lëvizë ate dhe mundet me kapë objekte mvaresisht nga sinjalet që i vinë nga truni.

Kjo asht hera e parë që nji person totalisht i paralizuem mundet me lëvizë vetëm tue shfrytëzue mendimet. Projekti asht në fazat e hershme të tij, por shkencëtarët besojnë se kjo teknologji ka me u avancue mjaftueshëm sa me ju ndihmue jo vetëm pacientëve me probleme në palcën kurrizore, por edhe me probleme të tjera.

Burkhart e kishte humb kontrollin e duerve dhe të kambëve në nji aksident ujor. Shkencëtaret kanë punue 10 vjet ne eksperimentin që ma në fund ka ba realitet andrrën e tij.

Sfida e tanishme asht minimizimi i pajisjes dhe heqja e fijeve lidhëse, në mënyrë që në t’ardhmen, pacientët të kenë mundësi ta përdorin atë kudo.