Mrekullitë e aspirinës, zbulohet nji tjetër efekt parandalues i kancerit

Njihet prej kohësh si ilaçi që lufton dhimbjet e kresë dhe parandalon infarktin. Kohët e fundit, studiuesit thonë se përdorimi i aspirinës mundet me ulë rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës.

Megjithatë, bazue në statistikat e mbledhuna në Norvegji lidhun me kancerin, nji grup ekspertësh kanë vërejtë efektet e aspirinës në nji lloj tjetër të kancerit: ate të zorrës së trashë.

Nga analizimi i të dhanave për mbi 23 mijë persona që ishin mbajtë nën vëzhgim nga mjekët, doli se përdorimi rregullisht i dozave të vogla të aspirinës e ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me 15-25%.

Studiuesit thonë se ky asht nji zbulim i randësishëm, mbasi aspirina asht e lirë dhe me pak efekte anësore.

Studimi asht publikue në “Journal of Clinical Oncology”.