MSh siguron 50 mijë vaksina kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit, sidomos te grupet ma të ndjeshme si janë të moshuemit dhe femijët, Ministria e Shëndetësisë ka sigurue mbi 50 mijë vaksina, perfshi këtu edhe dozat për femijë, të cilat janë vënë në dispozicion të qytetarëve që prej javës së kalueme.

“MSh i siguron qytetarët se do të ketë vaksina të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal për kategoritë ma të ndjeshme dhe i inkurajon qytetarët që të vaksinohen në Njisitë e vaksinimit në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e tyne”, thuhet në njoftimin e MSh’s.

Ndërkaq, në mënyrë simbolike, nji grup i qytetarëve të moshuem janë vaksinue të Hanën në IKSHP, me rastin e shenimit të Ditës Botnore të moshuemve.