Mungesa e cilave ushqime krijon depresion?

Nji nga sëmundjet ma t’përhapuna në ditët e sotme asht depresioni. Për fat të keq vazhdon me u përhap në shumë forma të tjera. Simbas vlerësimeve të Organizatës Botnore të Shëndetësisë, vetëm gjatë vitit të kaluem janë prek prej kësaj patologjie rreth 350 milionë banorë, ose sa gjithë popullsia e SHBA-ve.

Por, veç shkaqeve që kemi përmend edhe ma parë, në lindjen e kësaj sëmundje, me sa duket ndikojnë edhe disa mangësi elementesh ushqimore, që luajnë rol në përkeqësimin e stresit dhe ankthit. Aminoacide të ndryshme, vitamina B, zinku, magneziumi, jodi, hekuri dhe të tjerë janë elementë të pazëvendësueshëm në këtë drejtim.

Acidet ynyrore omega 3- Elementë të nevojshëm për ruejtjen e shnetës së qelizave, veçanërisht të trunit. Gjenden ma së shumti te peshku, e verdha e vojes, vaji i ullinit, farat e linit dhe arra.

Vitamina B- Të gjitha vitaminat e grupit B janë shumë t’randësishme për shnetën. Ato luejnë nji rol mbrojtës ndaj iktusit, hidratojnë lëkurën, por ndikojnë edhe në gjendjen e humorit, simbs National Center for Biotechnology Information. Këto gjenden te frutat e detit, jeshillaqet, bananet dhe mishi i kuq.

Acidi folik- Njeriu ka nevojë për rreth 400 mcg acid folik në ditë dhe mjekët këshillojnë edhe nji medikament të posaçëm, si Deplin, që përdoret në rastet e depresionit. Gjendet te bishtajoret, spanaki, avokado, brokoli dhe disa fruta tropikale.

Zinku- Veç ndikimit pozitiv në sistemin intestinal, ai ndikon edhe te shneti mendor, tu e lehtësue funksionin e neurotransmetuesve. Gjendet veçanërisht te gruni, spanaki, farat e kungullit dhe çokollada e zezë.

Seleni- Gjendet te lulja e diellit, buka integrale, peshku ton, arrat braziliane, mishi i derrit dhe ostrikat.

Magnezi- Ekspertët e quejnë ndryshe dhe antidoti i stresit dhe e gjajmë veçanërisht te soja, thjerrat, drithnat integrale, nënproduktet e qumështit dhe frutat e thata.

Vitamina D- Sipas National Institutes of Health, vitamina D duhet me u marr deri në 600 UI në ditë dhe, përveçse sintetizohet edhe nga organizmi, ajo gjendet me shumicë te peshku, këpurdhat dhe vaji i mëlçisë së merlucit, shkruen ‘GSh’.

Jodi- Sikurse dhe seleni, jodi asht i nevojshëm për mirëfunksionimin e gjëndrës tiroide dhe ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar, por edhe në shnetën e trunit dhe të disa funksioneve të tij, si kujtesa dhe rregullimi i temperaturës së trupit. Gjendet te djathi, krypa e jonizueme, algat, kompirat, boronicat dhe toni në kuti.

Hekuri- Veçanërisht gratë kanë shumë nevojë për këtë element të randësishëm mineral. Mungesa e tij lidhet me ndryshimin e disa parametrave të gjakut dhe mundet me çue në anemi. Me këtë element janë të pasuna farat e kungullit, arrat, prodhimet e sojës, mëlçitë e pulës, frutat e thata dhe mandarinat.

Aminoacidet- Disa prej tyne, organizmi ynë asht në gjendje t’i sintetizojë edhe vetë, por 9 prej tyne, të ashtuquejtunit aminoacide të pazavendësueshme, nuk i prodhon dot. Ato duhet me u marr me anë të ushqimit dhe ma së shumti gjenden te mishi, voja, nënproduktet e qumështit dhe bishtajoret.