Ndikimi i hudres dhe qepes në organizëm

Janë të njohuna thaniet popullore se me ngranien e qepës bahemi ma të fuqishëm dhe të shnoshë, ndërsa shkenca e ka vërtetue këtë.

Qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijeza, krypa minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën. Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterinës së keqe LDL. ndërsa e rrit nivelin e kolesterinës së mirë HDL.

Përbamësit e qepës nxisin gjakëzimin mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gaznat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa langu i qepës forcon muskujt e zemrës .

Hudra, ndërkaq, ka ndikim ma të gjanë: parandalon dhe zbut ftofjet, shnosh barkqitjen, ul nivelin e kolesterinës LDL, ul shtypjen e gjakut, shërben si parandalues i sulmit në zemër dhe në tru.