Ndikimi i mollës në humbjen e peshës

Molla asht mbreti i frutave dhe nëse hani çdo ditë nga 1 mollë ju siguroheni se shneta juej ka me qenë dokshëm ma e mirë.

Molla ju ndihmon shumë për të përmisue sistemin e tretjes, për parandalimin e kolesterolit, për të kontrollue peshën dhe mban sistemin imunitar të fuqishëm.

Fibrat që përmban molla ndihmojnë në sistemin e tretjes. Livoret e mollës ndihmojnë shumë për trajtimin e kapsllëkut. Gjithashtu, molla zvogëlon nivelin e kolesterolit.

Tana këto gjëna ndihmojnë në parandalimin e obezitetit dhe dihet mirë që pikërisht nga obeziteti rrjedhin shumë sëmundje, si sëmundja e zemrës, tensioni i naltë dhe smundja e diabetit.