Në këtë ditë nuk ban me fillue dietën

Kur nisni nji dietë, bani mirë me marrë sa ma shumë informacione. Për shembull, kur ju teket me nisëi dietën, merrni parasysh stinën, momentin, gjendjen psikofizike, mbasi nëse nuk i merrni në konsideratë, rrezikoni mos me përfitue rezulltatet e duhuna.

Kështu, ditët e javës, muejt apo gjendja juej psikofizike, ndikojnë në dietën tuej. Së fundi, janë zhvillue edhe disa studime, të cilat treguen se në cilën ditë nuk duhet me fillue dietën. Dita e Marte asht ma e keqja për me nisë nji dietë.

Kjo e dhanë kaq kurioze vjen nga Britania e Madhe, simbas studimeve të kryeme atje. Femnat, të cilat nisin dietën të Marten, kanë probabilitet ma të madh për me dështue në qëllimet e tyne, nisun nga të dhanat që kanë dalë si rezulltat i nji sondazhi në Britani.