Nëse e ban këtë veprim çdo ditë, fëmiu juej rrezikohet nga diabeti

Fëmitë që kalojnë shumë kohë tue picrrue sytë para telefonave inteligjentë, kompjuterave apo televizorave janë ma të rrezikuem që të preken nga diabeti i tipit 2, paralajmërojnë ekspertët.

Vogëlushët që kqyrin te ekranet e pajisjeve elektronike ma shumë se 3 orë në ditë janë ma të shnoshë dhe kanë rezistencë ma të naltë ndaj insulinës, ka zbulue studimi.

Ekspertët thonë se miliona fëmi, të cilët kalojnë shumë kohë tue përdorë telefonat, tabletët, kompjuterat apo tue kqyrë televizor janë të rrezikuem nga diabeti.

Fëmitë nën 5 vjeç në Britani kalojë mesatarisht 4 orë dhe 11 minuta në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike. Ndërsa, fëmitë e grupmoshës 5-15 vjeç shpenzojnë mesatarisht 5 orë e 33 minuta në ditë tue picrrue sytë te pajisjet elektronike.

Studimi ma i fundit, nga Universiteti St George i Londrës, sugjeron se këto veprime të fëmive po rritin rrezikun e prekjes nga diabeti me kalimin e kohës.

Diagnozat me diabet janë shtue me 60% në nji dekadë. Për me zbulue ma shumë lidhun me të, ekspertët monitoruen rreth 4500 fëmi të moshës 9-10 vjeç në shkollat fillore në Londër.

Fëmitë që kalonin ma shumë se 3 orë në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike kishin fillue të shfaqnin shejat e para të diabetit të tipit 2, simbas nji studimi të publikuem te revista ‘Archives of Disease in Childhood’.

Krahasue me fëmitë e tjerë të cilët shpenzonin ma pak se nji orë në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike, ata kishin 3.3% ma shumë dhjam në trup dhe 10.5% rezistencë ma të naltë të insulinës. /Daily Mail