Nese fleni shumë gjatë ditës rrezikoheni nga kjo sëmundje!

Gjumi i ditës ma gjatë se nji orë mund të jetë shejë paralajmëruese për diabetin e tipit 2, thonë hulumtuesit japonezë.

Ata kanë gjetë këtë lidhje mbas vezhgimit të mbi 300,000 njerëzve.

Ekspertët britanikë kanë thanë se njerëzit me semundje afatgjate dhe diabet të padiagnostikuem shpesh ndjehen të lodhun gjatë ditës.

Por, ata kanë thanë se nuk ka prova se gjumi i ditës shkakton ose rrit rrezikun e diabetit, raporton BBC.

Studimi i kryem nga shkencëtarët në Universitetin e Tokios, megjithatë, ka gjetë lidhje midis gjumit të gjatë gjatë ditës dhe rrezikut për 45% ma të naltë për diabet tipi 2.

Hulumtuesit kanë thanë se gjumi i gjatë, gjatë ditës mund të jetë rezultat i gjumit të trazuem gjatë natës.

Ky çrregullim i gjumit, simbas tyne, mundet me rritë rrezikun për sulme në zemër, probleme kardiovaskulare dhe çrregullime të tjera metabolike, perfshi diabetin tipin 2.