Njerëzit me këtë veçori bajnë seks ma shumë

Nji studim i ri i publikuem në “The British Journal of Psychology” ka zbulue se njerëzit ma të sjellshëm dhe altruistë, bajnë ma shumë seks se të tjerët.

Dhe jo vetëm ma shumë por, edhe seks ma të mirë se të tjerët.

Në studim janë perfshi 192 femna beqare dhe 105 mashkuj beqarë, të cilët janë vëzhgue për nivelin e tyne të altruizmit dhe suksesin në jetën seksuale.

Studiuesit kanë arritë në përfundimin se kur vjen puna tek seksi, sa ma i sjellshëm dhe altruist personi, aq ma shumë sukses kishte në marrëdhaniet seksuale.

Ata janë shpreh se ky përfundim, lidhet ngushtë me kulturën e hershme të lashtësisë, ku personi që gjuente për ushqim dhe tregohej bujar kur kthehej pranë tribusë, shihej si nji partner ma i mirë.