Nji arsye ma shumë për me përdorë këtë produkt – Lufton kancerin e trunit

Simbas nji studimi të kryem nga shkëncëtarët e Edinburgh në Angli, vaji i ullinit mundet me luftue kancerin e trunit.

Ky vaj asht i njoftun ndër vite për vlerat që ka dhe jo kot përdoret pothuejse në pjesën ma të madhe të gatimeve. Vaji i ullinit asht shumë i preferuem edhe nga shefat e kuzhinës dhe nji produkt shumë i randësishëm në dietën mesdhetare.

Por, simbas kërkimit ma të fundit nga shkencëtarët anglezë, ai mundet me ndihmue për me luftue kancerin e trunit. Ata kanë zbulue se acidi oleik, i cili gjendet te vaji i ullinit ndalon shfaqen e kancerit në tru.

Në raste të tjera, ky lloj acidi ka aftësinë me ndalue aktivitetin e qelizave kancerogjene në tru.

Simbas Shoqatës së American Brain Tumor, afërsisht 80 000 raste të tjera janë diagnostifikue vitin që shkoi dhe pritet që për këtë vit ky numër të rritet.

Shkencëtarët e testuen acidin oleik në qelizat e njerëzve.

Ekipi zbuloi se ky acid kishte aftësinë me ndalue aktivitetin e nji proteine të quejtun “musashi homolog2”, e cila asht e lidhun me tumorin e trunit.