“Nji gërvishtje e vogël m’ka çue në prag të vdekjes”

Ajo që shpesh e neglizhojmë, mundet me u kthye në nji rrezik të madh për shnetën tonë. Nji nanë e re britanike rrezikoi vdekjen për shkak të nji gërvishtje në gjoks, të cilës nuk i ka kushtue randësi.

Historia e saj i përket vitit të kaluem dhe asht publikue në britaniken “Mirror”. Lucy Secular përfundoi në spital tue luftue me vdekjen 24 orë mbasi kishte vnue re nji gërvishtje të vogël në gjoks.

Fillimisht, ajo nuk i ka kushtue randësi, por disa orë ma vonë ka fillue me pas të vjella, temperaturë dhe zona e gërvishtun i asht ajtun .

Mjekët i kanë thanë se përmes të çames në likurë kishte hy nji bakter shumë i rrezikshëm, i cili “hante” mishin, tue i shkaktue plagë të madhe.

“Provova nji dhimbje 100 herë ma të fuqishme se ato të lindjes. Kam ndie diçka që më hante nga mbrenda”, rrëfen gruaja.

Mjekët e kanë trajtue me qetësues të fuqishëm për me i reduktue dhimbjet dhe e kanë operue disa herë. Nji vit ma mbas, grueja asht shërue, por duhet me ba sërish ndërhymje për me rindërtue pjesën e ngranë nga bakteri.

Mjekët e konsiderojnë nji mrekulli këtë rast, mbasi ky lloj bakteri çon në vdekje në 75 për qind të rasteve.