Nji gotë langë portokalli me fillue ditën mirë!

langportokalli

Me vaktin e mëngjesit duhet të përmbushim nji të katërtën e nevojave tona ditore me përbamës ushqyes.

A e bajmë këtë gja vërtetë? Kryesisht jo.

Por, të gjitha justifikimet për shkak të cilave shumë shpesh e kapërcejmë mëngjesin nuk duhet të na ndalojnë që në mëngjes të pimë të paktën nji gotë me lang të pastër të pemëve.
Të gjitha langjet e freskëta të pemëve janë jashtëzakonisht të pasuna me materie bimore aq të nevojshme për organizmin, të ashtuquejtuna fitonutriente, të cilat na mbrojnë nga shumë sëmundje.

Në këtë kuptim ma i miri asht langu i portokallit – i cili përmban madje 60 antioksidantë natyralë, ndër të cilët ma së shumti flavonoide, që janë përgjegjëse për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të imunitetit.

Nji gotë lang portokalli jep 110 kalori dhe i përmbush nevojat mesatare ditore për vitaminën C.

Asht burim i mirë i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndërsa përmban edhe B6, niacin dhe magnez.

Langu natyral i portokallit, asht deshmue shkencërisht që ngrit nivelin e HDL’s, kolesterolit të mirë: mbas 12 jave që konsumimi të nji gote lang portokalli në mëngjes edhe te femnat edhe te mashkujt përmirëson raportin në mes kolesterolit të mirë dhe të keq, në dobi të mirë, për madje 16 për qind!