Njihuni me ilaçin e mrekullive

Ilaçi për të rregullue funksionin e enëve të gjakut mundet me u gjetë ma së miri te pema e gështajës. Kjo pemë rritet në naltësi 800-1600 metër dhe gjendet si dru i kultivuem në zbukurimin e parqeve në qytete.

Gështaja e egër ka fuqi të mëdha anti-reumatike, anti-koaguluese dhe ekspektorante në pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes, në grumbullimin e gjakut në vena, në pezmatime sipërfaqësore dhe të thella të venave, në majasëll dhe në sindromin mbas trombozës.

Frutat e kësaj peme munden me qenë tepër efektive në luftimin e çrregullimeve të qarkullimit periferik, në çrregullime të enëve të gjakut që furnizojnë trunin.