Nobelisti gjerman tregon kush po e shkakton kancerin te njerëzit

Numri i njerëzve që preken nga kanceri i llojeve të ndryshme asht shtue ndjeshëm gjatë kohëve të fundit dhe të shumtë janë ata mjekë, të cilët nuk arrijnë me i dhanë nji spjegim këtij fenomeni që po merr mija jetë të njerëzve.

Nuk dihet qysh me u ruejt apo çka me ba qe mos me qene viktima e radhes e kesaj semundje.

Nji deklaratë shokante ka ardhë kohëve të fundit nga nji shkencëtar gjerman, fitues i çmimit “Nobel”.

Harald zur Hausen, ka konstatue që virusi jo mirë i studiuem, i cili shfaqet te lopët, mundet me shkaktue kancerin te njerëzit!

“Konsideroj që kafshët shtëpiake munden me qenë shkaktarët direktë të kancerit të zorrës së trashë te njerëzit. Kemi të dhana eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashma duhet me vërtetue”, ka theksue Hausen.

Edhe shkencëtarët e tjerë ma herët kanë tërheqë vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e smundjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga tamli i lopëve, edhe pse kjo nuk doket edhe aq e besueshme!