Obama ka kërkue nji fond 1.9 miliardë dollarë për me luftue virusin Zika

Presidenti i SHBA’s, e ka kritikue kongresin për dështimin që ata ta plotësojnë kërkesën për nji fond prej 1.9 miliardë dollarësh, shumë kjo që ka me u përdorë për luftimin e përhapjes së virusit Zika.

Ai ka paralajmërue se, vendi mundet me u përballë me probleme edhe ma të madha, në të ardhmen, shkruen BBC.

Këto deklarata kanë ardhë mbasi raportet e fundit treguen se ishin gati 300 gra shtatzana në SHBA që kanë rezulltue me test pozitiv të virusit Zika.

Virusi mendohet se shkakton defekte serioze të lindjes. Ai shpërndahet përmes mushkojave dhe kontaktit seksual