OBSH, çka thotë për Zikan në Lojnat Olimpike!

Organizata Botnore e Shendetësisë thotë se ekziston “rrezik shumë i vogël” që gjatë Lojnave Olimpike që do të mbahen në Rio de Janeiro të Braziliti, virusi Zika do të përhapet në krejt botën.

Lojnat Olimpike do të zhvillohen në Brazil, epiqendrën e virusit Zika, nga 5 deri më 21 Gusht.

Mbas konsultimeve me ekspertët e këtij virusi, agjencia e Kombeve të Bashkueme e ka përsërit vetëm këshillën e maparshme se vetëm gratë shtatëzana nuk duhet me shkue në këtë ngjarje në Brazil.

OBSH e ka shpall emergjencën globale mbas përhapjes së madhe të virusit në fjalë, në muejin Shkurt.

Sëmundja në shumicën e rasteve përhapet përmes mushkonjave, por në raste të rralla edhe përmes marrëdhanieve seksuale.

Në shumicën e rasteve, Zika shkakton vetëm simptome të buta si janë ngritja e temperaturës, por asht gjithashtu shkaktar i defekteve të mëdha në fmitë e porsalindun.

Mbas shqetësimeve të mëdha të ngritura rreth mbajtjes së kësaj ngjarje të madhe në Rio, OBSH kishte vendos me krye edhe disa hulumtime.

Më pas organizata në fjalë kishte thanë se Lojnat Olimpike “mund të shkaktojnë përforcim të përhapjes së virusit”, por megjithatë ka insistue se kjo nuk do të thotë rrezik i madh i përhapjes së Zikas.