OBSH jep alarmin për diabetin!

diabetiii

Diabeti po ban nji “marshim të pamëshirshëm”.

Këtë alarm e ka dhanë Organizata Botnore e Shendetësisë për diabetin.

Nga të dhanat rezulton, se 1 në 11 njerëz preken nga diabeti.

Gjithashtu shifrat për të prekunit me këtë sëmundje janë katërfishu, nga 108 milionë në vitin 1980 në 422 milionë në vitin 2014.

Simbas raportit të OBSH’s nga nivelet e nalta të sheqerit në gjak, që shikohen edhe si nji vrasës i madh kanë humb jetën 3.7 milionë njerëz në mbanë botën çdo vit.

Dhe simbas zyrtarëve, shifrat po rriten ndjeshëm.

Rritje nga diabetit i tipit 1, por mbi të gjitha rritje të frikshme ka diabeti i tipit 2, që lidhen ngushtë me mënyrën e keqe të jetesës së njerëzve.

Dr Etienne Krug, zyrtari i OBSH’s thotë se diabeti asht nji vrarës i heshtun.

Deshtimi për të kontrollu nivelin e sheqerit në gjak sjell pasoja shkatërruese për shëndetin: rrit rrezikun e sulmeve në zemër, damtim të veshkave, verbim, si dhe komplikime në shtatzani.