OBSH jep nji alarm për virusin Zika

zikaaa

Organizata Botnore e Shëndetësisë ka cilësue virusin Zika si shkaktarin e anomalive te trunit te foshnjat, përfshi këtu edhe mikrocefalinë.

Mbasi kanë mbledhë tana provat që nga murji Mars, OBSH tha se me shumë gjasa virusi asht shkaktue për sindromën Guillain-Barré.

Çrregullimet neurologjike kanë nji lidhje të drejtpërdrejtë me Zikën.

Ekipet shkencore kanë ba nji punë të madhe edhe në diagnozën e virusit, vakcinën parandaluese, si edhe për trajtimet mbas diagnostifikimit.

Ma herët OBSH e ka cilësue Zikën nji emergjencë globale, mbasi virusi asht i përhapun.

Zika madje, po vazhdon të infektojë vende të reja, ashtu sikurse Azia Juglindore. Lidhja midis Zikës dhe mikrocefalise u përfol për herë të parë vjeshtën e kalueme në Brazil, ku vendi ka konfirmue ma shumë se 1.800 raste.