OBSH: Zika mund të përhapet në krejt Azinë

Organizata Botnore e Shëndetësisë ka paralajmërue se infeksionet nga virusi Zika mund të përhapen në krejt Azinë. Qindra raste me këtë virus janë raportue në Singapor, ndërsa dy raste me mikrocefalia janë shfaqë në Tajlandë.

Drejtoresha e OBSH Margaret Chan tha se ekspertët janë ende në kërkim të mënyrave për trajtim të virusit.

“Për fat të keq, shkencëtarët ende nuk kanë përgjigje për shumë pyetje të randësishme,” tha ajo në nji takim vjetor rajonal të OBSH në kryeqytetin Filipine, Manila.

Zika në përgjithësi ka efekte të lehta, por asht ma e rrezikshme për gratë shtatzana.

Virusi ka egzistue në Azi për dekada të tëra, por kohët e fundit ka shpërthye në nji shkallë ma të gjanë.